Telegrafi

“Fast and Furious 8”, “boom” të ardhurash në kinematë amerikane

Episodi më spektakolar i filmit “Fast and Furious 8”, shënoi një shifër rekord të ardhurash në fundjavë në kinematë amerikane.

Filmi me Vin Diesel, Jason Statham, Dwayne Johnson, Charlize Theron ka mbledhur në fundjavë 100 milionë dollarë, nga 147 milionë që ka mbledhur kapitulli paraardhës i serisë, por duke shënuar edhe një rekord “në të gjithë botën” me 532.5 milionë dollarë në një fundjavë të vetme, duke thyer atë të mbajtur nga “Lufta e Yjeve Wars : Rizgjimi i forcës”, me 529 milionë dollarë në gjithë botën.

Në vendin e dytë renditet “Baby Boss”, filmi i ri i animuar i Dreamworks, me 15,5 milionë dollarë në fundjavë (më shumë se 116,3 milionë në total), i ndjekur nga “E bukura dhe bisha”, filmi i Disney që ka mbledhur 13,6 milionë dollarë (në total 455 milionë dollarë).

Në kapitullin e tetë të “Fast and Furious”, Dom (Vin Diesel) dhe Letty (Michelle Rodriguez) janë në muaj mjalti në Kubë dhe Brian (Paul Walker) dhe Mia (Jordana Brewster) janë tërhequr. /oranews/