Site icon Telegrafi

Fassone zbulon planin për borxhet, transferimet, stadiumin dhe miqësoret

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marco Fassone, ka folur për aksionarët e klubit, transferimet, buxhetin dhe stadiumin. 

Rossonerët sot aprovuan humbje prej 71 milionë euro për viti 2016.

Fassone dhe Massimiliano Mirabelli kanë punuar me skuadrën në muajt e fundit dhe do të tentojnë ta përforcojnë me dy apo tri blerje cilësore dhe humbjet e vitit të shkuar do të mbulohen në tre vitet e ardhshme.

Çështja e stadiumit do të zgjidhet brenda katër viteve të ardhshme, pasi stadiumi aktual San Siro ndahet nga dy klubet.

Milani kërkon të ndërtojë një stadium nga 55 mijë deri në 60 mijë ulëse dhe nuk dihet se a do të bëhet në vendin aktual.

Për ta përforcuar marrëdhënien me Kinën do të zhvillohen dy ndeshje miqësore në këtë vend.

Nëse skuadra e Montellas kualifikohet për Ligën e Evropës atëherë do të zhvillohet vetëm një ndeshje miqësore në Kinë. /Telegrafi/

Exit mobile version