Site icon Telegrafi

Fassone takon UEFA-n për FPF

Drejtori i Milanit, Marco Fassone u takua dje me UEFA-n në Nyon me qëllim që të diskutohej për Fair Play Financiar (FPF), duke paraqitur planin e biznesit të klubit pas blerjes nga aksionarët kinezë.

Organi qeverisës evropian kishte rënë dakord të shtyjë takimin që nga marsi për t’i dhënë kohë klubit të përgatitet pasi përfundimi i blerjes përfundoi pas një sërë pengesash.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Fassone udhëtoi drejt selisë së UEFA-s në Nyon dhe paraqiti një plan biznesi katërvjeçar, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Berlusconi: Nuk kishte blerës italian të besueshëm

Drejtori i Milanit tani do të presë përgjigjen e UEFA-s deri në fund të majit mbi rregullat financiare të Fair Playit.

Një marrëveshje vullnetare është kërkuar nga Rossonerët, të cilët nëse pranohen, do të shohin klubin të hyjë në një program për t’u kthyer në rrugën e duhur me parametrat e miratuar gjatë tre viteve.

Ndryshe, drejtuesit e ri të Milanit synojnë transferime të mëdha këtë afat kalimtar pasi duan të shohin skuadrën e tyre sa më shpejt në nivelet më të larta. /Telegrafi/

Exit mobile version