Pas humbjes ndaj Interit u përfol shumë se Vincenzo Montella do të shkarkohet nga detyra e trajnerit të Milanit.
Por, duket se këto kanë qenë zëra të pavërtetë.
Sot (e mërkurë) drejtori sportiv i kuqezinjve, Marco Fassone, ka vizituar Milanellon (qendrën stërvitore) ku ka treguar përkrahjen e klubit për Vincenzo Montellan dhe lojtarët.
Rossonerët kanë humbur tri ndeshje e fundit në Serie A dhe nesër (e enjte) do të përballën ndaj AEK-ut të Athinës në Ligën e Evropës.
Dhe vizita e Fassones në Milanello ishte jo vetëm përkrahëse, por edhe motivuese.
Milani aktualisht renditet në vendin e 10 me 12 pikë në Serie A.
Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Genoas. /Telegrafi/