Drejtori i Milanit, Marco Fassone përsëriti se qëllimi i skuadrës për këtë sezon është përfundimi në top katër dhe kthimi në Ligën e Kampionëve.
Rossonerët u mposhtën dje (e diel) nga Lazio në Stadio Olimpico me rezultat të thellë 4-1. duke vënë një dëm të hershëm në shpresën e një sfidimi të Scudettos për këtë sezon.
Megjithatë, Fassone ka deklaruar se skuadra ende qëndron prapa objektivit fillestar i cili është kthimi në Ligën e Kampionëve, pra përfundimi në katër më të mirat e sezonit në Serie A.
“Unë mendoj se [drejtori sportiv Massimiliano] Mirabelli dhe [trajneri Vincenzo] Montella dhanë shpjegimet e duhura për ndeshjen ndaj Lazios”, ka thënë fillimisht Fassone për Corriere dello Sport.
“Ne jemi të vetëdijshëm se ky është një ekip në ndërtim e sipër, ne ishim të befasuar nga proporcioni dhe madhësia e reagimit ndaj kësaj humbjeje”.
“Objektivat tona nuk ndryshojnë, këtë vit ne mendojmë se kemi kartat për të luajtur dhe për të konkurruar për njërin nga katër vendet e para, i cili i jep mundësi kthimit në Ligën e Kampionëve”.
“Ky është qëllimi ynë i deklaruar, ne e kemi thënë gjithmonë këtë”, përfundoi drejtori i Rossonerëve. /Telegrafi/