Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) i ka shpallur laureatët e vitit 2021, ceremoni kjo e mbajtur në zyrat e reja të kësaj federate, të cilat tash e tutje gjenden në kompleksin “Qafa” në kryeqytet.
Anëtari i Bordit të FASK-ut, Gazmend Hoxha e ka mbajtur fjalën hyrëse, i cili në pika të shkurta foli për të arriturat gatë vitit 2021 dhe planet e synimet për vitin 2022.
Më pas është vazhduar me shpalljen e më të mirëve në disiplinat karting, sllallom, malore, drag për konkurrencën e femrave dhe të meshkujve.
Po ashtu janë nderuar edhe garuesit, të cilët Kosovën e përfaqësuan në garat ndërkombëtare, pastaj veteranët e auto sportit, sponsorët, zyrtarët e FASK-ut dhe të gjithë ata që gjatë vitit 2021 kontribuan në të arriturat e kësaj federate.