Është hapur në mënyrë solemne një lokal i ri në qytetin e Gjilanit, por edhe në Viti.
Pronarët kanë vendosur që t’ia vënë emrin ‘Planet Fashion-G’, pasi kanë importuar rroba të llojllojshme nga shteti gjerman.
Njëra nga firmat më të mëdha në Gjermani të veshjes ‘Hero’, tani ndodhet edhe në Kosovë më saktësisht në qytetin e Gjilanit dhe atë të Vitisë.
Në ‘Planet Fashion-G’ mund të gjeni gjithçka që kërkoni nga gardëroba pasi është importuar mall i cilësisë së lartë nga shteti gjerman.
Pas suksesit në biznes në qytetin e Hamburgut, pronari ka vendosur që të investojë edhe në vendlindje me qëllim të hapë vende të reja pune.
Pronarët e këtij vendi të madh të veshmbathjeve i kanë garantuar blerësve cilësi të lartë në rroba dhe sjellje korrekte.
Familja Zeqiri, gjithashtu, ka bërë me dije se pas qytetit të Gjilanit dhe Vitisë, ‘Planet Fashion-G’ së shpejti do të hapet në Prishtinë, por edhe në qytetet tjera të Kosovës.
Me hapjen e këtij dyqani, banorët e Anamoravës kanë një mundësi të re për t’u pajisur me rrobat që duan.
Lokali në Gjilan gjendet në lagjen Bojanina apo më saktësisht përballë ‘Simpos’, ndërsa në qytetin e Vitisë gjendet afër Xhamisë së Madhe tek rreth rrotullimi. Për më tepër klikoni, KËTU /Telegrafi/