Telegrafi

Fashë me medikament, për qetësimin e dhimbjeve përmes lëkurës

Fasha e ngjitshme vendoset në vendin ku është duke dhimbur, ndërsa jep efekt dhjetë herë më shumë se yndyra iboprofen, teksa zgjatë deri në 12 orë.

Shumica e fashave që tani janë në treg, nuk përmbajnë qetësues për dhimbje, por shfrytëzohen vetëm si nxehës, për të qetuar dhimbjen.

Si pajisje që është krijuar për herë të parë në botë, kjo i hapë rrugë krijimeve tjera, që do të shfrytëzoheshin për dhimbje të shpinës dhe artriti.

Kjo fashë transparente, është krijuar në bashkëpunim mes Universitetit Warwick dhe kompanisë Medharant, transmeton Telegrafi.

Përmes matricave polimetrike, kjo fashë arrin të bartë medikamentin dhe të qetësoi dhimbjen.

Ndryshe, ibuprofeni është një qetësues i mirë për dhimbje dhe merret si pilulë apo gel.

Sikur parcetamoli apo aspirina edhe ibuprofeni ka mjaft efekte anësore. /Telegrafi/