Telegrafi

“Faruku” po i jep fund martesës me modelen 27-vjeçare

Ozcan Deniz tashmë po shijon sukseset e serialit, “Nusja nga Stambolli”, ku ishte paraqitur në rolin kryesor si Faruku.

Këngëtari dhe aktori turk pos jetës profesionale, ka edhe një të tillë që duket se nuk po shkon në drejtimin e duhur.

Në fakt, mediat turke raportojnë se 47-vjeçari po përjeton një krizë në martesën me bukuroshen 27-vjeçare Feyza Aktan.

Madje, dyshja raportohet se kanë vendosur që t’i japin fund lidhjes së tyre dyvjeçare, nga e cila kanë edhe një fëmijë.

“Njeriu që unë dua! Ju jeni gjëja më e bukur që më ka ndodhur mua dhe djalit tonë. Vendi im ka qenë gjithmonë mbi kokën tuaj, isha me fat që kam përjetuar dashurinë me ty”, ka shkruar bukuroshja në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Denizin pritet ta shohim edhe në projekte të reja muzikore dhe në filma të tjerë. /Telegrafi/