Ozcan Deniz është bërë shumë i njohur edhe te publiku shqiptar jo vetëm si këngëtar, por edhe si aktor.
Artisti ka lënë pas vetes një projekt fantastik filmik duke u paraqitur me rolin e Farukut në serialin, “Nusja nga Stambolli”.
Së fundi, kanë qarkulluar lajme në mediat turke se 47-vjeçari i ka dhënë fund martesës njëvjeçare me Feyza Aktanin.
Spekulimeve iu ka dhënë zjarr edhe vetë aktori pasi që nuk ka pranuar të flas rreth këtyre shkrimeve duke zgjedhur të fol për projektet e reja muzikore.
“Përshëndetje të gjithëve. Ne thamë, ‘Këtë vit ne do të bëjmë muzikë’ … Shpresoj që një album i bukur do të publikohet. Ka disa këngë vërtet emocionuese. Mendova se ta ndaja këtë moment me ju”, dëgjohet duke thënë ai në një video në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Deniz së bashku me bukuroshen njëzet vjet më të ri ka një djalë të pagëzuar me emrin, Kuzey Deniz. /Telegrafi/