Faruk Begolli, që është i lindur më 19 prill të viti 1990 në Prishtinë po kërkohet nga Interpoli për prodhim e shitje të narkotikëve. Atë e kërkojnë autoritete e Republikës së Shqipërisë, raporton gazeta Express.
Por, në të njëjtën kohë, në Kosovë Faruku vazhdon aktivitetin e tij me të ashtuquajturën “estrada muzikore”.
Ai punon me kompaninë “Think Creative” që përgatit vidoe-spotet e po thuajse shumicës së këngëtarëve kosovarë, por edhe të tjerë.
Ai madje këtë vit, siç raporton Express, edhe është shpërblyer me çmimin për vido-spotin më të mirë nga një aktivistet që njihet me emrin “Vidofesti Muzikr” dhe çmimin e mori me një këngë që ia ka bërë Dafina Zeqirit.
Express ka provuar që të kontaktojë me Faruk Begollin përmes kontakteve të tija të gjetura online, por ai ende nuk është përgjigjur. /Express/