Site icon Telegrafi

Farrugia: Malta pa rezervë mbështet Maqedoninë në procesin e integrimeve

Megjithëse Malta është shteti më i vogël anëtar i Bashkimit Evropian, ajo i jep mbështetje të qartë dhe pa rezerva Republikës së Maqedonisë në procesin e fillimit të negociatave për anëtarësim të plotë në familjen evropiane, tha në një takim me kryetari i Kuvendit të Dhomës së Përfaqësuesve të Malteës, Angelo Farrugia, në takim me kryetarin e Kvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë shprehu mirënjohjen e tij për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Maltës në fund të vitit 2016, spese siç u shpreh ai, paraqet një bazë e shkëlqyeshme për intensifikimin e bashkëpunimit të ardhshëm në të gjitha nivelet dhe fushat e interesit të përbashkët, veçanërisht në kontekstin e proceset e itegrimeve evropian të Republikës së Maqedonisë.

“Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që kuvendet janë shtylla e procesit të integrimit evropian të vendeve dhe për këtë arsye çdo shkëmbim i përvojave me shtetet anëtare është i vlefshëm në këtë proces. Prandaj, kryetarët ranë dakord që duhet marrë parasysh përdorimin e shumë burimeve të ofruara nga qeveria e Maltës, ndër të tjera, dhe bursa për shërbyesit civilë si një mundësi për të shkëmbyer nivelin e shërbimeve kuvendore”, thonë nga konferenca e shtypit të Kuvendit.

Xhaferi në takim e ka ftuar Angelo Farrugia që ta vizitoj Maqedoninë. /Telegrafi/

Exit mobile version