Telegrafi

Farmacistët i kanë dëmtuar evropianët për 4 miliardë euro

Komisari i BE-së për mbrojtje të tregut të lirë, sipas burimit të njëjtë, një vit e ka hulumtuar tregun e ilaçeve në Evropë dhe ka konstatuar se prej vitit 2000 deri në vitin 2007, industria farmaceutike e ka dëmtuar tregun përmes bllokadës së mjeteve të llojllojshme të paligjshme, hyrjes së ilaçeve të lira gjenerike në tregun evropian.

Ilaçet gjenerike, gjegjësisht ato që prodhohen pas skadimit të patentit të ilaçit origjinal, e ulin çmimin e tyre për 60 dhe më shumë për qind me çka fitimi i kompanive farmaceutike shënon rënie të dukshme.

Përndryshe, tregu i ilaçeve në Evropë është i vlefshëm 214 miliardë euro që do të thotë se çdo qytetar i BE-së brenda vitit shpenzon në ilaçe nga 430 euro.