Michael Newton ka menduar se mund të plaçkitë me lehtësi një barnatore në York të Anglisë, por ka gabuar rëndë.
Atë e kanë ndaluar katër farmacistet, të cilat e kanë goditur dhe e kanë kapur për rrobe për ta mbajtur brenda, derisa ka ardhur policia, transmeton Telegrafi.
Madje, në një moment shihet njëra nga punonjëset, që e godet atë me kapakun shportës së mbeturinave. Ai ka bërë përpjekje që të ikë dhe është kapur për dorezën e derës, por nuk ka pasur fuqi të largohet.
Mësohet se Newsto, ish-boksier dhe fitues i disa titujve, ka qenë dhjetë vite në burg për shkak të vjedhjes. Por, ai i është kthyer sërish këtij vesi të vjetër, për shkak të varësisë ndaj heroinës dhe mungesës së të ardhurave.
Nuk bëhet i ditur dënimi me të cilin do të akuzohet ai, teksa është liruar me kusht deri në mbajtjen e gjykimit. /Telegrafi/
https://youtu.be/PnjemcPykD8