Site icon Telegrafi

Farkas: Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë, është përgjigje ndaj Putinit

Evelyn Farkas, si anëtare e Këshillit Atlantik ka përshëndetur marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Ajo marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës e vlerësoi si përgjigje kundër presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Farkas në panel diskutimin me rastin e 17-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, tha se nëse referendumi për marrëveshjen nuk ka sukses, do të jetë në dëm të demokracisë dhe sundimit të së drejtës.

“Maqedonia dhe Greqia duhet të zgjedhin atë që është më e mira. Maqedonia duhet ta vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe putinizmit”, tha Farkas./Telegrafi/

Exit mobile version