Telegrafi

Farat e lirit përshpejtojnë dobësimin

Shkencëtarët tashmë e dinë që farat e lirit janë të shkëlqyeshme për shëndet, ndërsa ekipi i ri hulumtues nga Universiteti Harvard tregon që farat e lirit përshpejtojnë dobësimin.

Shkencëtarët kanë konstatuar që acidet yndyrore poli-të-pangopura, të cilat gjenden në farat e lirit, mundësinë e dobësimit e rrisin për madje 37 për qind. Në farat dhe vajin e lirit do të gjeni materiet e ndryshme ushqyese dhe shëruese, ndërsa më të rëndësishmet janë acidet yndyrore omega-S, fibrat dhe lignina.

Acidet yndyrore omega-S janë të pangopura dhe për dallim nga acidet e ngopura yndyrore, ato do të përmirësojnë shëndetin tuaj dhe do të rrisin mundësinë tuaj për t’u dobësuar.

Farat e lirit përmbajnë fitonutrientin, e njohur si lignina dhe atë në masë më të madhe se të gjitha ushqimet tjera. Lignina është bërë subjekt i shumë hulumtimeve për shkak të veçorive të veta shëruese, për të cilat besohet që janë antikancerogjene.

Farat dhe vajin e lirit mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme, për shembull i shtoni në sallatë ose corn-flakes. Shmangni përpunimin termik të farave të lirit ose vajit të lirit sepse në këtë mënyrë veçoritë shërues e shkatërrohen në masë të madhe. /Telegrafi/