Site icon Telegrafi

‘Faraoni’ i golit, afër thyerjes së rekordit të Luis Suarez

during the Premier League match between Liverpool and Tottenham Hotspur at Anfield on February 4, 2018 in Liverpool, England.

Liverpooli e ka gjetur njeriun e golit, ai quhet Mohamed Salah, është egjiptian dhe ka ardhur verën që lamë pas nga Roma.

“The Reds” para dy vitesh kishin humbur shpresën, pasi që kishin humbur njërin prej lojtarëve më të mirë që kishte kaluar nga ato anë në vitet e fundit, Luis Suarezin, që kaloi te Barcelona.

Por 25 vjeçari egjiptian ka arritur të jetë në nivele të njëjta me sulmues uruguaian  kur luante te Liverpooli.

Mohamed Salah i Liverpoolit. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Nëse Salah shënon këtë fundjavë, ai do ta barazojë rekordin e Suarez në sezonin e tij të fundit dhe të jashtëzakonshëm me Liverpoolin, ku në 37 ndeshje shënoi plot 31 herë.

25-vjeçari egjiptian e ka arritur këtë standard të lartë madje për një kohë shumë më të shkurtër, duke shënuar 30 gola në 31 ndeshje.

Luis Suarez kur luante te Liverpooli. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Gjithsesi, Salah është aktivizuar që në fillimin e sezonit, ndërsa Suarez nuk ka luajtur në pesë ndeshje shkaku i kafshimit të Branislav Ivanovicit.

Këtë sezon Salah ka shënuar tre gola në pesë takimet e para të Ligën Premier.

Mohamed Salah drejt rekordeve. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Nëse shënon këtë fundjavë ai barazon rekordin e Suarezir dhe do të tentojë të thyej rekorde shumë të mëdha tjera. /Telegrafi/  

Exit mobile version