Ripërpunimin e hiteve të dikurshme të muzikës shqiptare, po e hasim çdo ditë e më shumë.
Këngëtari Faraoni G, e ka risjellë këngën e grupit legjendar “Teleks”, Qeshu në një version të ri.
Kënga më e re e tij, e shoqëruar edhe me videoklip “Deshu” është publikuar premierë në RTV Dukagjini.
https://youtu.be/WUY8n-IVusI?t=2261
Këngëtari ka thënë për emisionin “Reload” se ka marrë edhe të drejtat nga producenti Besim Baftiu, duke treguar se atij i ka ardhur mirë për këtë projekt.
Ai ka thënë se xhirimet janë bërë në plazhin e Ksamilit, nga një skuadër bukur e madhe.
Faraoni G është autori i hiteve të dikurshme, si “Sandokani” dhe “Hanife”, ndërsa projekti i tij paraprak ishte bashkëpunimi me Kastro Zizon “Jepma jepma”. /Telegrafi/