Telegrafi

Farah ka zbuluar punën e ëndrrave

Atleti britanik, Mo Farah, ka zbuluar se pasi të pensionohet nga atletika ëndërron të jetë pjesë e Arsenalit si trajner fitnesi.

Farah ka thënë se është tifoz i madh i Arsenalit pasi i pëlqen mënyra se si ata luajnë.

“Një gjë që unë më të vërtetë e dua është futbolli dhe kam një marrëdhënie të mirë me Arsenalin”, ka thënë Mo Farah për The Sunday Times.

Lexo po ashtu Fenomenët që mbizotëruan në Lojërat Olimpike 'Rio 2016'

“Fillova të mbështesja ata që kur kam ardhur në Britani si fëmijë. E pëlqeja mënyrën se si luanin. Po ashtu ata kanë shumë lojtarë me prejardhje nga Afrika”.

“Një ditë, do doja të punoja për ta, ndoshta si trajner fitnesi. Jam një besimtar i madh se çfarë mund të bëjë trupi i njeriut me stërvitjen e duhur”, ka thënë Farah. /Telegrafi/