Çfarë janë: Farat e pishës konsumohen të gjalla (si fruta të thata) ose të pjekura dhe kanë shumë cilësi terapeutike.
Çfarë mbështesin kërkimet e reja: Farat e pishës zvogëlojnë oreksin, mbështet një studim i ri amerikan.
Për çfarë tjetër janë mirëbërëse: Janë të pasura me proteina dhe yndyra omega 3, të cilat janë mirëbërëse për sistemin kardiak.
Gjithashtu përmbajnë sasi të rëndësishme merkuri, që kontribuon në funksionin e mirë të sistemit riprodhues dhe imunitar. Farat e pishës shtojnë numrin e spermatozoidëve, si dhe nxisin instinktin seksual.
Kujdes: Mos konsumoni shumë; janë të pasura me kalori.
Do t’i gjeni: Nga tetori në mars.
Këshillë
Kur janë të freskëta farat e pishës?
Kur kanë ngjyrë të njëtrajtshme të bardhë. Kujdesuni gjithashtu t’i mbani në frigorifer, sepse ndryshe "transformohen" lehtë dhe marrin një aromë të pakëndshme.
Jo vetëm farat… por edhe lëkura e pishës ka cilësi terapeutike. Hidhni në një enë 2-3 pika nga vaji i saj. Lehtëson nga të ftohurit.
/Telegrafi/