Site icon Telegrafi

Faqja zyrtare e ATP Tour uron festën e Pavarësisë së Shqipërisë me një fotografi të flamurit “Autochtonous”

Faqja zyrtare e turneut më të madh të tenisit profesionist në botë, ATP Tour është përkujdesur ta urojë 28 nëntorin, festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Sot (e martë), është 28 nëntori dhe kjo ditë përkon me festën e flamurit apo pavarësisë së Shqipërisë, e cila feston 111 vjetorin.

Kjo ditë është festë e madhe ndër gjithë vendet shqipfolëse, por edhe për çdo shqiptarë mbarë botës.

Që festa të jetë më e bukur, më madhështore është përkujdesur edhe faqja zyrtare e ATP Tour.

Faqja zyrtare e turneut më të madh të tenisit profesionist në botë ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe atë të kopertinës mëngjesin e sotëm.

Është flamuri i famshëm “Autochtonous” që është ngritur me dron mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri të vlefshme për kualifikimet e Euro 2016.

Megjithatë, ka dyshime të mëdha që faqja e ATP Tour është hakuar, pasi është “shumë e bukur për të qenë e vërtetë”. /Telegrafi/

Exit mobile version