Telegrafi

Faqja e UEFA-s publikon një video ku tregon se çfarë ‘luftëtari’ ka qenë Lorik Cana në fushë

Lorik Cana ka luftuar përherë për fanellën e skuadrës në të cilën ka luajtur.

Ish-mbrojtësi shqiptar është paraqitur edhe në kompeticionet evropiane gjatë kohës sa paraqitej për skuadrën e Marseille.

E pikërisht në faqet zyrtare të Ligës së Evropës u publikua sot një video që shfaq karakterin luftarak të kapitenit.

Në videon në fjalë shihet Cana duke ndërhyrë tek një sulmues kundërshtar.

Normalisht që në fund duelin e fitoi dhe topin e largoi mbrojtësi legjendar i kombëtares shqiptare.

Ka vite që Cana është pensionuar nga futbolli, derisa ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer si me Kombëtaren shqiptare ashtu edhe me klube.

Gjakovari ka luajtur për skuadra si PSG, Olympique Marseille e Nantes në Francë, ndërsa për Sunderland në Angli, Galatasaray në Turqi dhe Lazion në Itali. /Telegrafi/