Site icon Telegrafi

Faqja e njohur e fitnesit në botë shfrytëzon “Bon Bon” të Era Istrefit për promovim (Video)

Kënga “Bon Bon” nga Era Istrefi tashmë mund të themi se është shndërruar në brend.

Tashmë superylli i muzikës shqiptare ka realizuar projekte të reja që pret t’i lansojë.

Por, Telegrafi ka gjetur projektin e saj “Bon Bon” në një nga faqet më të mëdha të fitnesit në botë, Fitonomy.

Lexo po ashtu “Bonbon” është hiti më i madh shqiptar i të gjitha kohërave (Video)

Kjo faqe ka lansuar së fundmi një produkt të saj, të cilin e ka promovuar me remiksin e projektit “Bon Bon” të Era Istrefit që mban vulën e Arbër Gjikollit, Big Bang Beats nga shtëpia RedBox.

Faqja ka 504 mijë ndjekës dhe është shpërndarë në faqe tjera që merren me promovimin e aktiviteteve të fitnesit.

Projekti i Era Istrefit, “Bon Bon” është absolutisht hiti më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. /Telegrafi/

Exit mobile version