Riyad Mahrez befasoi të gjithë me një postim në Facebook në orët e para të së mërkurës.
Algjeriani njoftoi pensionimin duke thënë se ishte kërkesë e mjekëve:
“Pas konsultimeve të fundit me shumë mjekë, unë kam vendosur që të qëndroj larg prej futbollit. Teksa kohës time si futbollist po i vjen fundi, do të doja t’i them disa fjalë. Unë dua të falënderoj të gjithë për mirësinë dhe mbështetjen që kanë treguar në këtë qytet fantastik. Ju gjithmonë do të jeni në zemrën time“.
Por, klubi i anësorit, Leicester City, ka konfirmuar se faqja e Mahrezit është hakuar.
Klubi anglez është kontaktuar nga ‘The Independent‘, dhe pasi ‘Dhelprat’ kanë folur me lojtarin kanë kuptuar se këtë nuk e ka shkruar ai.
Menjëherë Leicesteri ka kontaktuar Facebookun dhe pas disa orësh kanë arritur ta fshijnë postimin dhe ta rikthejnë profilin.
27-vjeçari këtë sezon ka shënuar 10 gola në 31 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-_PL201GIBM