Derisa kryejnë veprimtaritë e tyre të përditshme, disa femrave po iu fotografohen këmbët dhe ato imazhe po postohen në një faqe në Facebook.
Mirëmbajtësi i faqes që njihet vetëm si Joe nga West Middlands, ka thënë se nuk sheh asgjë të keqe, megjithëse ato nuk janë në dijeni që fotografitë e tyre po fotografohen, transmeton Telegrafi.
“Duam të tregojmë thembrat e pastra, gishtat e bukur dhe thonjtë e prerë me kujdes” është shprehur Joe.
Komentet në fotografitë bizare kanë qenë nga më të ndryshmet, shumica prej të cilave shprehnin habi se si mund të realizohen postime të tilla. “Do të tmerrohesha, sikur t’i shihja këmbët e mija aty” ka shkruar një komentuese.
Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e konsideruan faqen si shumë ofendues, duke kërkuar të mbyllet sa më parë. /Telegrafi/