Site icon Telegrafi

Faqe interneti që burojnë nga Maqedonia propagandojnë për të mbështetur Donald Trump-in

Muajt e fundit, faqet e internetit me ”lajme” në mbështetje të kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, e kanë vërshuar së fundmi internetin me propaganda falso, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Supozohet se këto lajme janë të destinuara të drejtojnë votuesit e papërcaktuar amerikanë drejt kandidatit Trump, duke shpifur pamëshirshëm për kandidatin tjetër persidencial të republikanëve, Ted Cruz.

Në lidhje me këto faqe interneti, një analizë e bërë nga Tavernkeepers.com, ekskluzivisht për Examiner.com ka përcatuar se këto propaganda në mbështetje të kandidatit Trump, në disa muajt e fundit, buruan nga Maqedonia, një vend në kufi me Greqinë. Gjatë analizave, u zbuluan këto faqe interneti:

Usanewsflash.com

365usanews.com

worldnewspolitics.com

Usapoliticsonline.com

worldpoliticus.com

USAdailypolitics.com

Është mjaft interesante fakti tjetër se Examiner.com e konsideron Maqedoninë si një vend sllav pro-rus në Evropën Juglindore./Telegrafi/

Exit mobile version