Telegrafi

FAO: Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore do të vazhdojë

Abdolreza Abbassian eksperti i FAO-s, tha për Reuters se të dhënat e reja tregojnë qartë se presioni rritës mbi çmimet e ushqimeve në botë nuk ka shënuar rënie. “Këto çmime të larta me sa duket do të vazhdojnë të rriten në muajt vijues”, theksoi Abbassian.
Çmimet e larta të ushqimeve janë një shqetësim i madh për vendet me të ardhura të ulëta që përballen me probleme në financimin e importeve të ushqimit dhe për familjet e varfra, të cilat shpenzojnë një pjesë të madhe të ardhurave të tyre për ushqim. /Telegrafi/