Telegrafi

FAO: Nuk ka rrezik për krizë ushqimore

Kriza në fjalë erdhi për shkak të rritjes së çmimit të drithërave në tregun botëror. "Po i këshillojmë qeveritë që të kenë parasysh se ka rezerva të mjaftueshme të drithërave dhe prodhim të pritshëm të bollshëm", tha kreu i FAO-s, Zhak Diuf në Romë, Raporton Evropa e Lirë.

Komentet e Diuf erdhën pas deklaratave të bëra nga drejtuesja e një tjetër agjencie të OKB-së, Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kreu i OBSH-së theksoi se përmbytjet në Pakistan dhe thatësira në Rusi mund të krijojnë një krizë ushqimore që mund të rrezikojë pjesën më të varfër të botës. /Telegrafi/