Telegrafi

FAO: 963 milionë njerëz, të uritur

Kriza aktuale financiare mund ta përkeqësoje më tej situatën. Alarmin e ka dhënë raporti i fundit i FAO (Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit).

Si shkak për rritjen e varfërisë shihet rritja e çmimit të lëndëve të para, që ka ndikuar edhe në cilësinë e ushqimit. Çmimet e drithërave janë rritur në masën 50 përqind krahasuar me fillimin e vitit.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të FAO, Jaques Diouf, trazirat e ndodhura në disa vende në zhvillim, janë shenja të dëshpërimit të njerëzve për rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Situata më e vështirë paraqitet në Afriken subsahariane, ku 236 milionë banorë vuajnë rregullisht nga uria.