Ben Parker nga West Middlands i Britanisë së Madhe, nuk i ka besuar gruas së tij Katie Ann Round kur i ka thënë se tabela që njofton se dyshemeja është e lagur, është duke lëvizur vetët.
Ai ka shkuar në korridor për të shikuar, por është tmerruar kur e ka parë fshesën me bisht të gjatë, teksa është rrëzuar pa e prekur askush, transmeton Telegrafi.
Kamera e sigurisë e ka filmuar momentin, kur tabela në formë të shkronjës A lëvizë dhe paloset më pas, si dhe fshesën që rrëzohet vet.
Në videon e publikuar në internet, është komentuar se këto mjete janë lëvizur nga ‘fantazma’ që ka hyrë në atë lokal.
“Kurrë nuk kam besuar në fantazma, por kjo është e pashpjegueshme”, ka thënë 31-vjeçari lidhur me këtë rast.
Ai pretendon se gjatë tërë muajit të fundit, në kafeterinë ku punon së bashku me gruan ka aktivitete të pazakonta, andaj po e mbyllin më herët. /Telegrafi/
https://youtu.be/d_ps9AVDK3c