Telegrafi

Fantastike: Iniciativa e prindit transformon krejtësisht shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

Këshilli Drejtues i Shkollës ”Faik Konica” ka prezentuar dokumentarin e bërë për iniciativën e kryetarit Kushtrim Demiri që, duke kontaktuar biznese, donatorë e partnerë, të bëjë ndryshime rrënjësore në Shkollën “Faik Konica”.

Një shembull për t’u admiruar!

Dhe ajo që shfaqet në këtë dokumentar është vërtet e mahnitshme. Që nga dyert e shkollës, te sistemi i sigurisë, që nga laptopët dhe interneti, te ndërhyrjet në klasë, koridore e banjo, shkolla ka marrë pamje krejtësisht tjetër.

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Faik Konica” tani do ta kenë një ambient krejt tjetër për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre arsimore dhe rekreative pasi, pos tjerash, shkolla është pajisur edhe me këndin e leximit dhe rregullimin e sallës se edukatës fizike.

Një shndërrim i tillë vjen edhe si kritikë ndaj institucioneve lokale e qendrore, pasi shkolla ishte në gjendjen e njëjtë prej dekadash dhe vetëm vullneti e iniciativa private solli këto transformime tepër të nevojshme në shkollë.

Për të ndjekur dokumentarin kliko KËTU.