Telegrafi

Fansja thyen këmbën në festivalin “Sunny Hill”, shkaktar bëhet reperi Gashi?

Një incident i vogël ka ndodhur mbrëmë (e premte) në festivalin “Sunny Hill”.

Një vajzë ka thyer këmbën, dhe është detyruar të nxirret nga sigurimi për ta nisur me veturë drejt trajtimit mjekësor.

Kjo u bë e ditur nga një video e publikuar në rrjetet sociale, e cila më pas është shpërndarë nga reperi Gashi në InstaStory.

Lexo po ashtu Me të ateruar në Kosovë, Gashi u nis drejt festivalit "Sunny Hill" për tu takuar me Dua Lipën

Në video, shfaqet momenti kur sigurimi kapin për krahësh fansen, e cila nuk mund të ecë për shkak të lëndimit.

E siç duket nga përshkrimi i videos, shkaktar i këtij incidenti duket të ketë qenë vet reperi shqiptar.

“Gashi këtu, thyen kyçe të këmbëve”, shkruhet në mbishkrimin e kësaj videoje, e cila ka lënë të aludohet nga fansat se Gashi ka qenë shkaktar i këtij lëndimi.

Përndryshe, reperi i njohur do të performojë sonte (e shtunë) në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”. /Telegrafi/