Telegrafi

Fansja nuk ndalet së qari teksa takon Stresin

Javë më parë u lirua nga një qendër e burgimit në Tiranë pasi vuajti një dënim shkaku i posedimit të armëve pa leje dhe substancave narkotike.

Bëhet fjalë për Arkimed Lushajn, i cili në publik njihet si Stresi dhe ka mijëra fansa anembanë trojeve shqiptare.

Një prej tyre duket se është edhe një vajzë, të cilën na ka prezantuar reperi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Këngëtari ka sjell një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet se si vogëlushe qan dhe dridhet pasi e takon idolin e saj.

Video ka marrë mijëra pëlqime, por edhe komente pozitive nga ana e fansave dhe ndjekësve të artistit.

Ndryshe, Stresi është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/