Dashuria e Nikki Patterson për Eminemin, siç shihet përmes koleksionit të saj të gjerë me tatuazhe, rivalizon atë të famëkeqit Stan.
Nikki Patterson është, pa dyshim, fansja më e madhe në botë e Eminemit. Kjo nuk është vetëm hiperbolë. Ne, siç thonë fëmijët, “kemi faturat” në formën e 16 tatuazheve portrete kushtuar Slim Shady-it të vërtetë, shkruan Inked.
Libri i Rekordeve Botërore Guinness ka proklamuar që Patterson, nga Aberdeen, Skoci, ka më shumë tatuazhe portrete të një muzikanti sesa kushdo tjetër në botë. Patterson ka një koleksion mjaft të gjerë tatuazhesh me mbi 50 pjesë të ndara, 28 prej të cilave kanë të bëjnë me reperin. Por ishin 15 portretet e saj të Eminemit – që nga ajo kohë ajo ka shtuar një tjetër – që e futën atë në librin e rekordeve.
Një gjë që bie në sy në koleksionin e Patterson të tatuazheve të Eminemit është cilësia – ato janë tatuazhe mjaft të mira! Disa njerëz, si ai djali me të gjitha tatuazhet e Miley Cyrus, janë aq të fiksuar nga fantazia e tyre sa nuk bëjnë ndonjë mendim aktual në tatuazhe. Patterson është e kundërta, duke vizituar artistë të respektuar si David Corden dhe Yarson në udhëtimin e saj me tatuazhe.
Gjatë viteve, ne kemi parë mjaft tatuazhe dedikime për muzikantë si Kurt Cobain, Drake dhe Biggie Smalls, por kurrë nuk kemi hasur në një fans kaq të përkushtuar për një muzikant të vetëm.
Është mirë që Patterson ka zgjedhur të tregojë përkushtimin e saj ndaj Eminemit përmes një koleksioni tatuazhesh në krahasim me fansin famëkeq Stan, i cili kreu vetëvrasje pasi nuk mori asnjë përgjigje nga qindra letrat që ia shkruante Eminemit. Mos u bëj si Stan, bëhu si Nikki. /Telegrafi/