Luana Vjollca është një ndër moderatore më të bukura dhe më të përfolurat shqiptare.
Bukuroshja është e angazhuar tejet mase në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me profesionin në televizion.
Aktivitet ditore shpeshherë iu tregon edhe fansave që e ndjekin në rrjetet sociale, ku ka me mijëra të tillë vetëm në Instagram.
Edhe gjatë ditës së sotme e ka bërë një gjë të tillë duke treguar se si i rrodhi dita e djeshme gjatë 24 orëve.
Më pas në një tjetër postim Luana ka shpërndarë një unazë. Këtë befasi ia ka bërë një fanse, e cila ka shkruar se e do shumë dhe shpreson që dhurata ti pëlqejë.
“Arsyeja pse nuk ndalem! Ju dua me zemer Luanator. Sonte me këtë lodhje kjo ishte gjithçka që kisha nevojë për të vazhduar…”, shkroi këngëtarja.
Ndryshe, Vjollca është përfolur shumë se është në lidhje me Krenar Çoçajn, por një gjë e tillë mbeti vetëm në suaza të spekulimeve. /Telegrafi/