Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka shumë fansa.
Ajo është e pëlqyer gjithandej trevave shqiptare për këngët e saj, gjersa vetëm pak ditë më parë prezantoi projektin e saj më të ri muzikor “Ditëlindja”.
Duket se dashuria për këngëtaren është aq e madhe saqë nuk mjaftojnë vetëm posterat apo albumet e saj.
Një ndër fansat më të zjarrtë të Behlulit, ka realizuar së fundmi në trupin e tij tatuazh portretin e saj.
Në fotografinë e publikuar në rrjetin social Instagram, shihet se si fansi në krahun e tij ka tashmë të vizatuar fytyrën e këngëtares dhe një datë, që duket të jetë data e tij e lindjes.
Mesa duket, edhe vet Shyhrete Behluli është mirënjohëse që ka fansa të tillë, të cilët nuk i kursejnë tatuazhet me dedikime ndaj saj. /Telegrafi/