Fansat janë të gatshëm të shkojnë deri në një pikë, sa që bëjnë edhe çmenduri për idolët e tyre.
Ata shpeshherë i kemi parë teksa vizatojnë trupin me fytyrën e këngëtarit apo aktorit të preferuar.
Por, një adhurues e Enca Haxhiut ka prerë flokët ku pas kokës ka bërë stilin sipas fytyrës së këngëtares.
Këtë ngjarje e ka publikuar bukuroshja jonë në llogarinë personale në Instagram duke e ndarë me ndjekësit në këtë rrjet social.
Në fotografi shihet se si berberi mbante në dorë një telefon ku shfaqej një imazh i Encës dhe hap pas hapi, po e formonte imazhin e saj në kokën e tij.
“Sa ëmbël”, ka shkruar ndër të tjerash në Instagram, 22-vjeçarja shqiptare që dukej tejet e lumtur me këtë veprim të tifozës së saj.
Ndryshe, Enca është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti. /Telegrafi/