Telegrafi

Fansi me tatuazhin në shpinë ‘Ronaldo 7’, realizon ëndrrën takon portugezin (Video)

Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët me tifozët më të zjarrtë në botë.

Kjo u pa edhe në Qipro në takimin ndaj APOEL-it në Ligën e Kampionëve, ku Los Blancos fituan me rezultat 0-6.

Në shkallët e stadiumit ‘GSP’ u shfaq një tifoz i cili në shpinë kishte bërë tatuazh emrin dhe numrin e portugezit: ‘Ronaldo 7’.

Më e bukura është se tifozit i është plotësuar dëshira e madhe.

Ai ka takuar pas ndeshjes CR7, i cili është impresionuar me tatuazhin e tifozit.

Ai quhet Salam, dhe nëpërmjet një VIDEO ka treguar gëzimin e madh që ka përjetuar. /Telegrafi/