Ditë më parë u dha lajmi për arrestimin e një shtetasi amerikan. Bëhej fjalë për Salmir Feratovic, i cili njihet si një fans i zjarrtë i këngëtares Rihanna, dhe e përndiqte atë prej disa kohësh.
Salmir ishte arrestuar jashtë apartamentit të saj në New York, gjatë kësaj jave, transmeton Telegrafi.
Për këtë vepër, ai ishte arrestuar nga Policia e New York-ut, dhe Gjykata i parashtroi dënimin me pesë ditë burgim, për hyrje pa leje.
Pasi përfundoi dënimin e tij, ai u lirua me marrëveshje, dhe më pas ishte parë sërish rrugëve të New York-ut.
Arrestimi nuk do ta ndalojë që ta përndjek sërish këngëtaren 29 vjeçare sërish, gjë që është shprehur se ka ndër mend ta bëjë, ndërkohë që Rihanna e shqetësuar për këtë fakt ka vendosur të shtojë masën e sigurisë. /Telegrafi/