Osman Azemi është një ndër protagonistët kryesorë të serialit “Egjeli”.
Ai luan rolin e një gruaje shtëpiake që ëndërron të bëhet e pavarur në jetë.
“Teta Gjyli”, siç e njohin në saje të serialit, ka marrë një kritikë prej një fansi fansi për disa skena të serialit.
Megjithatë, aktori teksa zbulon kritikën , thotë se nuk po arrin ta kuptojë se ku qëndron problemi, pasi që, sipas tij, fansi duket i paqartë.
“Një kritikë shumë interesante, do ta kemi parasysh në episodet tona të ardhshme… Veç edhe ta kishim kuptuar çka ka dëshiruar të thotë”, ka shkruar Azemi në llogarinë personale në Instagram.
Këtë të fundit do të mund ta shohim edhe në episode të tjera të serialit, ndër më të shikuarit në trojet shqiptare.
Ndryshe, pos Azemit në rolet kryesore paraqiten edhe Vedat Bajrami dhe Mensur Safçiu. /Telegrafi/