Getoar Selimi ka përjetuar një befasi të këndshme nga një fans i tij në Vlorë.
Reperi i famshëm nga Kosova ka fansa anekënd ku ka shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre ka shkuar pakëz më larg për të shprehur admirimin për yllin e muzikës hip-hop.
Ai e ka bërë tatuazhin e njëjtë që e ka në dorë reperi i BabaStars.
“Nuk kam fjalë. Më ka befasuar ky djalë në Vlorë. E ka bërë dorën e tij si timen”, ka shkruar Geti në mbishkrimin e fotografisë.
Në ndërkohë, GhettoGeasy është duke shijuar suksesin e dy bashkëpunimeve të tij shumë të pëlqyera.
Dueti me Florin, “Dashni me raki”, që u lansua në muajin maj, ka arritur 28 milionë shikime në YouTube.
Nga ana tjetër, në mase të madhe është duke u pëlqyer edhe bashkëpunimi i tij me Majkun, “Paris Milano”, numëron afro 15 milionë shikime, vetëm një muaj pas publikimit. /Telegrafi/