Adele e ka puthur aksidentalisht në buzë një fans të sajin gjatë një koncerti në Vancouver duke e çuar atë në ekstazë.
Këngëtarja e popullarizuar është afruar me fansat e saj gjatë turneut aktual duke i ftuar në skenë. Disa sosh kanë bërë ‘selfie’ me të, ndërsa ka pasur edhe të tillë që i kanë propozuar martesë.
Ndërsa kësaj radhe ka qëlluar një fans fatlum, i cili ka arritur t’ia rrëmbejë një puthje.
Në fakt, Adele deshi ta puthte në faqe, por në atë moment fansi lëvizi pa qëllim kokën dhe ndodhi e papritura. Shikojeni ngjarjen në videon e mëposhtme. /Telegrafi/