Site icon Telegrafi

Fansi e ngacmon në mes të koncertit, Xhensila Myrtezaj ia tregon unazën duke i thënë se është e martuar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, po vazhdon të jetë e angazhuar me mbrëmje e koncerte nëpër vende të ndryshme përreth trojeve shqiptare.

Në një të fundit, asaj i ka ndodhur një ngjarje jo edhe aq e zakonshme e cila u bë virale në rrjete sociale.

Në bazë të një videoje të hedhur në Instagram, shihet një fans që i ka propozuar yllit në mes të koncertit.

Foto: Screenshot/Instagram

29-vjeçarja u duk se e mori me shumë sportivitet, gjersa ia tregon unazën në gisht dhe i thotë se është e martuar.

Lexo po ashtu Xhensila Myrtezaj thotë se ndikohet dhe vuan shumë nga gjërat që dëgjon përreth

Krijuesja e hitit “Panorama” më pas kërkoi që të ndalej dhe se vazhdoi në anën tjetër me performancë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo duhet theksuar se është e martuar që disa vite me aktorin dhe këngëtarin, Bes Kallaku.

Çifti kanë bashkë një vajzë të quajtur, Ajka. /Telegrafi/

Exit mobile version