Khloe Kardashian mendon se do t’ia kalonte shumë mirë në natën e maturës së një fansi të saj, i cili e ka ftuar që të jetë shoqëruesja e tij.
Ylli televiziv është entuziazmuar kur David LeCours e ka ftuar që ta shoqërojë në mbrëmjen e rëndësishme në Agawam të Massachusetts dhe ajo po i shqyrton mundësitë që t’ia plotësojë dëshirën.
“Qe një muaj e diçka e kam një çështje në mendje se kë ta thërras në mbrëmjen e maturës. Mbrëmja ime e maturës është më 28 prill 2017 dhe po të ftoj ty”.
“E di se ndoshta po thua me vete: ‘Pse unë, Khloe Kardashian, të shkoj për maturë me David LeCours?’ Por janë disa arsye pse mendoj se ti dhe unë do të ishim çifti më mbresëlënës për maturë”.
“Ti nuk ke qenë në mbrëmje të maturës dhe e di se nëse shkojmë së bashku, do të jetë një natë për t’u mbajtur mend”, ka thënë ai në rrjetet sociale, madje ia ka dërguar edhe një video dhe disa fotografi.
Më pastaj ka sqaruar se ata kanë shumë gjëra të përbashkëta, si dashuria për fitnesin, produktet estetike dhe selfiet.
Disa orë më pas, Khloe që aktualisht është në lidhje me Tristan Thompson, i ka kthyer përgjigje duke i thënë se ia ka ndrequr ditën.
“Po shikoj nëse mund të vij! Por, nuk mund të të tregoj për disa javë… Do t’ia kalonim shumë mirë! Shpresoj që të vij!”, ka shkruar mes tjerash Kardashian. /Telegrafi/