Site icon Telegrafi

Fansi bën tatuazh fytyrën e Dafina Zeqirit

Këngëtarja e popullarizuar shqiptare, Dafina Zeqiri, prej vitesh është në skenë dhe tanimë ka shumë fansa.

Ajo është e pëlqyer gjithandej trojeve shqiptare për projektet e saj, teksa vetëm ditë më parë publikoi këngën e re të titulluar “A je pendu”.

Megjithatë, duket se dashuria e fansave të saj është shumë e madhe përkundër posterave dhe gjërave të ndryshme që bëjnë për të.

Fansi bën tatuazh fytyrën e Dafina Zeqirit (Foto: Instagram)

Një ndër fansat më të zjarrtë të Zeqirit, ka realizuar së fundmi në trupin e tij tatuazh portretin e saj.

Në postimet që ka publikuar në rrjetin social, Instagram, shihet se fansi ka vizatuar fytyrën e artistes në njërin krah dhe poshtë përshkrimin “La Reina” – që në shqip do të thotë “Mbretëreshë”.

Lexo po ashtu Publikohet “A je pendu”, kënga e paralajmëruar nga Dafina Zeqiri

“Ohhhh… unë kam supet e tua përgjithmonë”, ka qenë reagimi i Dafinës kundrejt fansit të saj.

“A je pendu” përndryshe u prit shumë mirë nga publiku dhe vetëm për një ditë ka kaluar shifrën e 700 mijë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version