Telegrafi

Fanseve u jepet mundësia të pozojnë me Butrint Imerin në emision

(Foto: Instagram/Butrint_Official)

I ftuar në programin Dua të të bëj të lumtur, këtë fundjavë ka qenë këngëtari i njohur, Butrint Imeri. Ndryshe nga herët e tjera, ai nuk e ka befasuar një njeri, por disa përnjëherë.

Arbana Osmani kishte ftuar në studio një grup të madh vajzash të cilat ishin fanset më të çmendura e tij. Por, vetëm njëra do të kishte mundësinë për të takuar Butrintin dhe për të bërë një fluturim me helikopter me të. Për të fituar këtë fluturim vajzat duhet të kalonin disa sfida.

(Foto: Top Channel)

 

Në fillim, Arbana përzgjodhi pesë vajza duke i bërë një kuiz të shpejtë në lidhje me Imerin. Ky kuiz përfshinte datëlindjen e tij, numrin e këmbës, ngjyrën e preferuar, emrin e babait si edhe emrin e të dashurës. Vajzat që dhanë përgjigjen e saktë morën pjesë në lojërat të cilat u zhvilluan për të fituar çmimin e madh, transmeton Top Channel.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Butrint Imerin

Sfidat që Arbana kishte menduar për to ishin, një ushtrim fizik në të cilin ajo që rezistoi më pak u skualifikua. Sfida e dytë ishte ngrënia e një pjate me fërgesë pikante.

Vajza që nuk ia doli mbanë u skualifikua. Sfida e tretë ishte vënia në provë e vajzave nëse ato i dinin këngët e Butrintit. Nga kjo sfidë u skualifikuan dy vajza duke mbërritur në fund të sfidave.

(Foto: Top Channel)

Kur të gjithë menduan që sfidat mbaruan, Arbana tha që ka dhe një sfidë të fundit. Vajza e mbetur duhet të puthë një bretkosë. Por situata doli jashtë kontrollit sepse bretkosa rrëshqiti nga dora e Butrintit dhe filloi të kërcente në të gjithë studion.

Vajza si përfundim e puthi bretkosën dhe fitoi fluturimin me helikopter vetëm për vetëm me Butrintin. Në fund të gjitha vajzat që kishin ardhur në studio për të patën mundësinë që ta takojnë dhe të bëjnë fotografi.