Cole Palmer mori topin e ndeshjes në shtëpi pasi shënoi het-trikun e tij të parë për të rritur në fitoren dramatike të minutës së fundit ndaj Manchester United, edhe pse kishte një mesazh mjaft ‘të veçantë’ në top.
Sulmuesi 21-vjeçar, i cili iu bashkua Bluve nga Manchester City në shtator për afërisht 50 milionë euro me bonuse dhe që atëherë ka qenë një zbulim për skuadrën e Mauricio Pochettino. Në fakt, ai ka qenë lojtari më i mirë i Chelseat këtë sezon, duke shënuar 19 gola në të gjitha garat.
Në fitoren ndaj Man Utd ai shënoi një penallti në pjesën e parë përpara se të shënonte golat në minutën e 100 dhe 101 për të vulosur një nga rikthimet më dramatike në historinë e Ligës Premier.
Ishte një paraqitje e shkëlqyer nga Palmer dhe pas fishkëllimës së fundit, disa nga shokët e tij të skuadrës në Chelsea vendosën ta bënin rastin më të veçantë duke nënshkruar me topin e tij të ndeshjes.
Faqja zyrtare në X e Ligës Premier postoi një fotografi të Palmerit me ‘lodrën’ e tij të re.
Dhe nuk u desh shumë kohë që fansat të zbulonin një mesazh ku shkruhej: “Lojtari m*t*”.
Se kush e ka shkruar ende nuk dihet, por njëri nga miqtë e tij të ekipit me siguri.
Një gjë është e sigurt; Palmer ka shijuar sezonin më të frytshëm të karrierës së tij deri më tani, duke shënuar 16 gola dhe duke dhuruar tetë asistime në Ligën Premier këtë sezon. /Telegrafi/