Telegrafi

Fansat vërshojnë profilin e përdoruesit, i cili e parashikoi vdekjen e Bryant me helikopter në vitin 2012

Kobe Bryant ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte ishte rrëzuar.

Legjenda e basketbollit në atë helikopter ishte edhe me katër persona të tjerë, duke mos arritur që të mbijetonin.

Një postim i bërë në Twitter në vitin 2012 ku thuhet se “Kobe do të vdes në një aksident me helikopter”, ka filluar të bëhet viral.

Shumë përdorues të rrjetit social kanë reaguar në këtë postim, duke mbetur të befasuar, po aq edhe të shokuar me këtë parashikim.

Lexo po ashtu Kobe Bryant humb jetën në një aksident me helikopter

Per pak minuta postimi i tij është bërë viral duke u komentuar dhe shpërndarë me të madhe, por që ky përdorues ka kërkuar falje.

Bryant do të kujtohet gjithmonë si njëri prej legjendave më të mëdha në basketboll, e që natyrisht se lajmi për vdekjen e tij fillimisht ishte i pabesueshëm, por që doli të jetë i vërtetë. /Telegrafi/