Telegrafi

Fansat vërejnë diçka të pazakontë në fotografinë e Aniston që theu rekorde

(Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver/Instagram)

Ditë më parë, Jennifer Aniston u bë sensacion në internet, pasi vendosi ta hapte profilin e saj në Instagram, me ç’rast arriti të vendoste rekord botëror.

Fotografie e parë, të cilën ajo vendosi ta publikonte, ishte një pozë e përbashkët me kolegët nga hit-seriali televiziv, “Friends”.

Lexo po ashtu Jennifer Aniston bëhet me Instagram, vendos rekord botëror për vetëm gjashtë orë edhe pse fillimisht i shkaktoi këtij rrjeti social disa probleme teknike

Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe Aniston janë shfaqur në një fotografi të përbashkët pas një kohe shumë të gjatë.

Aktorja tashmë ka kaluar shifrën prej 13 milionë ndjekësish në Instagram, ndërsa fansat kanë arritur të shohin diçka të pazakontë në fotografinë e postuar.

Nën kokën e Matthew Perry shihet një telefon, mbi të cilën duket “diçka e bardhë”. Fansat kanë hedhur dyshimet në rrjetet sociale se është fjala për ndonjë substancë narkotike apo është thjesht reflektim. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/jenniferaniston)