Telegrafi

Fansat thonë se mesazhi i fundit i Era Istrefit ishte për ish-të dashurin Faton Shoshin

Era Istrefi është duke punuar në projekte të reja muzikore.

Pos koncerteve dhe këngëve, këngëtarja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.

Në fakt, kohë më parë ish-menaxheri dhe i dashuri i saj, Faton Shoshi kishte zbuluar për mediat se kanë ndërprerë lidhjen dhe bashkëpunimin me këngëtaren.

Por, rreth kësaj nuk ka folur deri më tani bukuroshja pejane, e cila ka zgjedhur të heshtë rreth jetës private.

Megjithatë, 23-vjeçarja sot ka lënë një mesazh në llogarinë personale në Instagram, ku fansat aludojnë se ka të bëjë me Fatonin.

“Zemër unë jam tjetër”, ka shkruar këngëtarja jonë në Instagram.

Mbetet të shihet nëse me të vërtetë ka të bëjë me Fatonin apo një postim i radhës së Erës në rrjetet sociale. /Telegrafi/